E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha në Lushnje: 14 maji është një datë që ndan historinë!

Kryetari i grupit të Rithemelimit në PD Sali Berisha vazhdon të deklarojë synimin dhe bindjen e grupimit të tij për fituar zgjedhjet lokale të 14 majit. 
“14 maji është një datë që ndan historinë” tha zoti Berisha të enjten në takim me demokratë e banorë Lushnjës ku paraqiti kandidatin e përzgjedhur nga primaret për këtë bashki në zgjedhjet e 14 majit, Eduart Sharka.

Ai e cilësoi Eduart Sharkën, njërin nga qytetarët shembullorë, një nga njerëzit më punëtorë, më të aftë, i cili e do me shpirt Lushnjën dhe e njeh në të gjithë problematikën e saj, një njeri i cili, një specialist, ekspert, demokrat i gatshëm për të vendosur të gjithë energjitë e tij, dijen, ndershmërinë përkushtimin në shërbimin e qytetarëve.

Zoti Berisha vlerësoi se “Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet që ndajnë historinë”. “Ne duhet të ngrihemi me të gjithë forcën tonë dhe të ndalojmë këtë katastrofë, shkretim të kombit dhe vendit tonë. Në harkun kohor prej 8 vitesh nga Shqipëria kanë emigruar në BE, 937 mijë shqiptarë, po të përfshihen edhe vendet jo Shengen, kjo arrin mbi 1 mln””, tha ai.

Duke ju referuar fenomenit të largimit të shqiotarëve zoti Berisha tha se “Shqipëria braktiset sikur të ishte jo tokë e bekuar, por tokë e mallkuar. Megjithatë lushnjarët punëtorë, atdhedashës, shqiptarët ardhedashës, largohen, braktisin me qindra në ditë, me mijëra në javë vendin e tyre, më shumë se sirianët që janë në luftë civile dhe të tjerët që janë konflikte” tha zoti berisha , vijoi Berisha.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka rivendosur regjimin monist në Shqipëri. “Por nuk ka popull në botë ta dijë më mirë se ne shqiptarët se çfarë do të thotë monizëm, ne e kaluam atë për gjysëm shekulli”, tha Berisha.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›