E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puke vritet me mjete te forta 51 vjecari

Një vrasje në rrethana ende të paqarta ka ndodhur pasditen e së enjtes ne fshatin Gojan të komunës Gjegjan në Pukë. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se Dodë Prenga 51 vjeç është gjetur i vrarë me mjete të forta, nga familjarët e tij . Nga policia është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar për vrasjen dhe bëhet fjalë për 31 vjeçarin Palok Çoku . Policia po punon për kapjen e autorit të ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e vrasjes. Paraprakisht dyshohet se krimi të ketë ndodhur nga një konflikt i mëparshëm për motive banale mes 51 vjecarit Dodë Prenga dhe 31 vjeçarit Palok Çoku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›