E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assad Dua te vdes ose te jetoj ne Siri

Regjimi sirian është mburoja e fundit e laicizmit në një rajon të përfshirë nga revoltat dhe që kanë sjellë në pushtet lëvizje të frymëzuara nga islami. Deklarata vjen nga presidenti sirian Bashar al Assad, i cili ka theksuar se dëshiron të jetojë ose të vdesë në Siri. Para pak ditësh kryeministri britanik Dejvid Kamerun ishte shprehur i gatshëm për të garantuar një leje për presidentin sirian nëse ai do të dontë të largohej nga vendi, në mënyrë që ti jepej fund dhe gjakderdhjes. Asad është shprehur se vendi i tij është mburoja e fundit e laicizmit, i qëndrueshëmrisë dhe i bashkëekzistencës në rajon, dhe se rënia e pushtetit të tij do të kishte një efekt domino që do të shtrihej dhe më gjerë. Regjimi i Damaskut ëshët aleat i fortë i republikës islamike të Iranit, regjimit islamik shiit, dhe ka pranuar se lëvizje fondamentaliste sunite mes të cilëve dhe Al Kaeda kanë një rol të rëndësishëm në revoltat kundër tij. “Nuk jam një marionetë, ka vazhduar Asad, nuk jam krijuar nga perëndimi dhe nuk do të largohem në perëndim dhe as në ndonjë vend tjetër. Ndërkohë që përpjekja e opozitës siriane për të krijuar unitet në Doha, duke bashkuar forcat në ekzil me ato të rebelëve që veprojnë në Siri, duket shumë e vështirë për tu realizuar. Në këtë drejtim ëshët bërë një mbledhje në Doha që synon të tejkalojë divergjencat e brendshme të opozitës nën vëzhgimin e Katarit dhe të Ligës Arabe, me praninë e përfaqësuesve të vendeve perëndimore, mes të cilëve dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermani, si dhe Ministri i jashtëm turk Ahmet Davutoglu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›