E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e 2013-s i fitojmë edhe pa ilir Metën

Edi Rama

Partia Socialiste është e gatshme të miratojë kandidaturat e shumicës, nëse ato i ofrohen asaj ndryshe nga mënyra sesi erdhi në tryezë Xhezair Zaganjori. Në intervistën e vet për Ora News, kryetari i PS-së, Edi Rama ka sqaruar sërish se në procesin e zgjedhjes së Presidentit konsensusi është shumë afër; mjafton që Zaganjori të tërhiqet si kandidaturë e njëanshme.

Nuk keni zbardhur shumë nga takimi me z. Berisha…
Mendoj që është normale që për një bashkëbisedim për një proces që është ende i hapur, të mos ketë zbardhje të asaj që bisedohet pasi është shumë e rëndësishme të ruhet një mundësi vazhdimësi e komunikimit për ti dhënë deri në fund një shans zgjidhjes. Nga ana tjetër, nuk është se janë biseduar gjëra sekrete apo të panjohura për opinionin publik. Aty thjesht janë argumentuar qëndrimet respektive dhe për të gjetur te pala tjetër një pikë takimi.
U fol për emra konkretë?
Jo. Në parashtrimin e bërë nga kryetari i qeverisë, sigurisht dëgjuam edhe pikëpamjen e tij për z. Zaganjori.

Keni një thirrje publike për ta marrë në konsideratë këtë kandidaturë. Po e konsideroni?

Jo, për arsyet që i kemi thënë, por edhe sepse është kthyer në një pengesë për gjetjen e konsensusit që nuk mund ta japim në këto kushte.

E bëni për ego personale për arsye se nuk ishit të pranishëm kur u vendos emri i Zaganjorit? Çhyn këtu egoja personale?

Pyetjes suaj, nëse do ishim takuar më parë, a do të ishte kandidat Zaganjori, unë them jo. Nuk do të ishte.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në versionin print të gazetës “Shekulli” 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›