Zgjedhjet e 23 qershorit, RTV Ora News transmetime maratonë
RTV Ora News ka ndezur tashme motoret e transmetimit maratone te dites se zgjedhjeve deri ne nxjerrjen perfundimtare te rezultatit. Pak ore perpara dites se votimit Presidenti Ylli Ndroqi percjell porosite e fundit per stafin e angazhuar ne 23 Qershor.
“Ju flas kaq lirshëm dhe jam i sigurtë se lirshmërinë që kam fituar mes jush dhe punën që ju bëni çdo ditë në terren, më ka bërë mua të jem krenar të jem mes jush, por kam marrë një garanci të fortë nga paanshmëria që ju sillni në ekran, nga ajo që unë marr një feedback të pafundshëm nga teleshikuesit tanë, se përpara është publiku pastaj vijmë në, dhe unë investova në këtë media jo pak, por një djersë prej 20 vitesh e hedhur këtu në këtë oborr” tha Presidenti i Ora News.
Mbi 120 gazetare dhe korrespondente jane shperndare ne te gjithe vendin per te raportuar ne kohe reale çdo ngjarje te dites zgjedhore dhe me pas te procesit te numerimit. Objektivi i vetem eshte ruajtja e paanshmerise dhe besueshmerise qe publiku shqiptar ka tek Ora News.
“Detyrat jane te qarta, beni cdo gje me profesionalizem ” tha Drejtori i informacionit Patrik Sadikaj.
“Duhet ta lini zgjedhjen qytetare ne shtepi, beni reporterin, sillni zerin e qytetareve” tha Ilva Tare.
“Besimi që kam ndaj jush, eksperiencën që kam fituar gjatë këtyre viteve duke punuar me ju, unë tashmë jam i sigurt se ju duhet të jeni heronjtë e datës 23 qershor. Ju duhet të jeni të parët që duhet të sillni informacionin nga terreni, të paemocionuar, të pangjyrosur. Ju duhet të jeni të parët që duhet të jeni në vendin e duhur për të marrë një informacion të saktë, të shpejtë që del qytetari ynë, publiku ynë, të shkojë ashtu siç rrjedh, pa çensurë” theksoi më tej Presidenti Ndroqi.
Gara e vertete eshte ajo e partive politike qe synojne te marrin votat e shqiptareve, por ka edhe nje gare ne media qe synon te jete me profesionale dhe transparente ne emer te interesit te publikut. Per 15 me te miret ne Ora News Presidenti Ndroqi ka premtuar shperblime simbolike. Por motivimi i vertete, eshte gara qe ne 23 Qershor te fitoje Shqiperia dhe shqiptaret.