E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 23 qershorit eurodeputetja Pack Humbesi te pranoje rezultatin

Në një intervistë për “ABC News”, eurodeputetja Doris Pack deklaron, se këtë radhë nuk mund të tolerohet që një parti të kontestojë zgjedhjet në Shqipëri. Kjo do të ishte një katastrofë për vendin dhe për integrimin e tij europian. Pack thekson, se ndryshe nga i gjithë Ballkani Shqipëria ka mundur të lerë mbrapa një trashëgimi shumë të hidhur të një sistemi komunist totalitar dhe tani partitë politike duhet ti lenë mënjanë përplasjet dhe të punojnë për interesin e popullit shqiptar që dëshiron anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Ç’farë rreziku përfaqëson për Shqipërinë këtë radhë një proçes zgjedhor i kontestuar sërish? Kjo s’mund të ndodhë. Nëse ndodh sërish, do të jetë një katastrofë. Përderisa partitë  kanë kryer reformën e zgjedhore,  përderisa Kodi Zgjedhor është i mirë dhe përderisa  do të ketë shumë vëzhgues, atëherë të dyja palët duhet të pranojnë rezultatin qoftë ky dështim apo fitore. Nuk mendoj, se në mund të tolerojmë dhe një herë që një parti të kontestojë zgjedhjet. S’duhet të harrojmë se të dyja palët e kanë bërë këtë. Nuk është vetëm opozita e sotme që ka kontestuar. Vite më parë edhe demokratët e kanë bërë këtë. Pra, këtë rradhë, duhet që liderët e partive të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve. Përndryshe, nuk e di se ku do të shkojë Shqipëria. Sigurisht nëse ndodh kështu, kjo nuk e afron vendin me Bashkimin Europian, sepse duhet të tregohet pjekuri politike.
Në fakt, zgjedhjet konsiderohen përveçse një test i rëndësishëm për pjekurinë politike edhe një test për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në Hapja e negociatave të anëtarësimit do të totë që një vend është i pjekur, të paktën deri në një farë mase. Kjo është një pikë thelbësore. Ne kemi parë vitet e fundit se ç’farë situate e vështirë është krijuar kur dikush nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve. Vendi është futur në një ngërç politik. Palët kanë humbur shumë kohë dhe  po humbin sërish kohë. Ne presim ende aprovimin e ligjeve të përcaktuara. Forcat politike duhet të vendosin tashmë që të shkojnë bashkë drejt Bashkimit Europian. Aq më tepër në rastin e Shqipërisë me të shkuarën shumë të dhimbshme që ka vendi . Shqipëria nuk është aspak si vendet e tjera të rajonit. Vendi ka kaluar një sistem totalitar,  ku nuk ekzistonte asnjë hallkë demokratike. Në sistemin komuniste të Shqipërisë nuk ka patur asnjë element që mund të krahasohej me sistemet e vendeve të ish-Jugosllavisë. Pra Shqipëria ka patur trashëgiminë më të vështirë dhe vendi ia doli mbanë që të shkëputet prej saj. Ndërkohë, që sot në vend ka një situatë, ku secila palë akuzon tjetrën për detyrat që duhet të bëjnë. Këto përplasje duhet të marrin fund; Duhet të ecet përpara. Nuk mjafton që të jesh europian vetëm gojarisht. Duhet të veprosh si europian. Duhet të veprosh në interesin e qytetarëve të tu. Të gjithë deputetët shqiptarë janë zgjedhur nga populli shqiptar që ka si interes anëtarësimin në Bashkimin Europian
Ju keni kontribuar kaq shumë për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit.  A do të zhgënjeheshit nëse do ketë sërish probleme me zgjedhjet? Do të ndihem e zhgënjyer, do më vijë në majë të hundës. Por i bëj thirrje të gjithë liderëve që të sillen si demokratë dhe si europianë. Ata duhet të zhvillojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe pastaj të pranojnë rezultatin. Kjo është më e rëndësishmja. Unë jam përfshirë për një kohë të gahtë në politikë. Kam qenë në opozitë dhe kam qenë edhe në mazhorancë. Por gjatë gjithë kësaj kohe, edhe kur kam qenë në opozitë , edhe kur kam qenë në mazhorancë, nuk kam punuar për partinë, por për qytetarët që përfaqësoj, për qytetarët gjermanë. Ky është parimi për një të zgjedhur të popullit. Ata që të zgjedhin duan që ti të punosh për ta dhe jo për t’u dhënë postet familjarëve. Qytetarët duhen ndihmuar përmes përmirësimit të infarstrukturës, përmirësimit të sistemit shkollor, zgjidhjen e problemeve që nuk janë zgjidhur deri tani. Këto janë ato që priten jo vetëm nga Shqipëria, por nga të gjitha vendet europiane e veçanërisht ato që aspirojnë anëtarësimin në këtë organizatë.
Ç’mendoni për nacionalizmin? Të paktën për 20 vjet asnjë nuk përdori këtë retorikë nacionaliste. Për mua ishte e qartë, që kjo nuk do të ndodhte kurrë në Shqipëri. Dhe kjo vjen tani pas 20 vitesh, kur vendi është në shinat e integrimit drejt BE-së. Nuk ndihmon aspak. Krijon shumë keqkuptime jashtë Shqipërisë. E kuptoj që bëhet për një arsye. Por mendoj, se në asnjë vend të Bashkimit Europian nuk duhet të tolerojmë retorikë nacionaliste. Shpresoj që ata që e përdorin të heqin dorë prej saj. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›