Zgjedhjet e 23 qershorit, nesër partitë politike zyrtarisht në fushatë
TIRANE - Fushata elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit nis zyrtarisht të premten, sipas rregullave ligjorë të përcaktuar në Kodin Zgjedhor. Më 22 qershor dhe gjatë gjithë ditës së diele, me 23 qershor, partitë dhe mediat duhet të respektojnë atë që në ligj përcaktohet si "heshtje zgjedhore".
Kodi elektoral i njeh të drejtën çdo subjekti zgjedhor që të bëjë propagandë zgjedhore në mënyrë të ligjshme, si takime, tubime, postera publikë, ndërkohë që ajo është e ndaluar të zhvillohet në institucione publike. "Çdo afishim i materialeve propagandistike jashtë vendeve publike të autorizuara sjell heqjen e tyre nga organet e zbatimit të ligjit, në varësi të njësisë qeverisjes vendore", thuhet në nenin 79, pika 3 e kodit zgjedhor.
Gjatë fushatës zgjedhore, radiotelevizioni publik vë minutazh falas në dispozicion të partive politike të regjistruara në KQZ. Sipas vendimit të Komisionit Zgjedhor, partitë që në zgjedhjet e vitit 2009 kanë fituar më shumë se 20% të vendeve në Kuvend përfitojnë kohë të barabartë, në 30 ditët e fushatës, e cila përllogaritet me rreth 60 minuta. Ndërsa partitë e tjera parlamentare që kanë marrë nën 20% të vendeve në Kuvend kanë kohë të barabartë, 30 minuta, ndërsa për partitë jashtë parlamentit koha e vënë në dispozicion është 10 minuta.
Respektimi i kohës televizive të fushatës së subjekteve zgjedhore në media do të monitorohet nga një bord i posaçëm i ngritur pranë KQZ-së, i cili në rast shkelje të minutazhit të parashikuar në ligj nga ana e operatorëve radiotelevizivë do të aplikojë masa ndëshkuese.
Në zgjedhjet për Kuvendin janë regjistruar zyrtarisht në KQZ 66 subjekte zgjedhorë, të grupuar në dy koalicione, një i spektrit të djathtë "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim" dhe i spektrit të majtë "Aleanca për Shqipërinë Europiane". Dy partitë e reja në skenën politike shqiptare, 'Fryma e Re Demokratike" dhe "Aleanca Kuq e Zi" do të garojnë të vetme. Në zgjedhjet e reja konkurrojnë dhe tre kandidatë të pavarur, mes tyre një zonjë.
(er.nu/ata/BalkanWeb)