Balla: Berisha gënjen. Ja rruga e pashtruar që inaguroi dje (FOTO)
Librazhd- Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla njëkohësisht edhe kandidat i kësaj partie në Librazhd ka akuzuar kryeministrin e vendit Sali Berisha se ka gënjyer dje gjatë inagurimit të për rrugën e Çermenikës.
Sipas Ballës, në një postim në rrjetin social Facebook, në foton që vetë Balla ka postuar tregohet rruga e pashtruar.
Dje ne Librazhd Kryeministri ne ikje Sali Berisha tha se qeveria ka ndertuar rrugen e Cermenikes, 22 km, rruge qe lidh fshatrat Funares, Zdranjsh, Floq, Orenje dhe Gurakuq. Genjeu me paturpesine qe e karakterizon. Kjo rruge eshte hapur para 35 vjetesh dhe qe prej atehere vazhdon njelloj. Shikoni kete fotografi per te kuptuar genjeshtren e radhes te Saliut,- shkruan Balla.
Berisha inspektoi punimet për rikonstruksion e lotit të parë të rrugës Librazhd Dibër
Përgenjeshtrimi i zotit Balla vjen pas deklaratave te djeshme te kryeministrit që kjo rruge është ndërtuar nga qeveria shqiptare vitet e fundit.