E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset marrin kredi për të mbijetuar në treg

TIRANE-Kohë të vështira për biznesin. Sipërmarrja private po merr kredi për të siguruar mbijetesën në treg dhe më pak për të investuar. Nga të dhënat e fundit të shoqatës së bankave rezulton se në total kredia e dhëne nga bankat për muajin Mars arriti në 40.8 milionë lekë.

78 për qind e kësaj shumë ka shkuar si mbështetje financiare për biznesin dhe pjesa tjetër për individët. Ndërkohe që 66 për qind e kredisë së dhënë bizneseve është përdorur për financim likuiditeti afatshkurtër, çka do të thotë për pagat dhe qarkullim të përditshëm dhe më pak për investime. Ne ekonominë shqiptare bizneset janë gjeneruesi kryesor i punësimit dhe kontribuesi më i madh në rritjen ekonomike të vendit.

Përsa u përket qytetarëve, shoqata e bankave konstaton se kredia e re dhënë për ta është përdorur në mënyrë pothuajse të barabartë si për financimin e pronave të paluajtshme ashtu edhe të konsumit.
Gjithashtu, nga të dhënat e muajit mars rezulton se niveli i kredive me probleme ka arritur ne 23.7 % duke shënuar një rritje të vogël me vetëm 0.1 për qind kundrejt muajit të mëparshëm.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›