League Cup, United e Arsenal në çerekfinale

Pas turpërimit nga Manchester City në Old Trafford, Manchester Unitedi ka arritur të rikthehet për të nxjerrë një fitore të lehtë përballë Aldershot në kuadër të Kupës së Ligës.
Dimitar Berbatov (15’) dhe Michael Owen (41’) shënuan në gjysmën e parë, ndërsa Antonio Valencia shënoi në fillim të gjysmës së dytë (48’), kështu që me rezultat 3-0 Djajtë e Kuq e fituan këtë takim.
Një fitore pakëz më të vështirë e shënuan lojtarët e Arsenalit, të cilët luajtën para tifozëve të vet kundër Bolton Wanderers.
Topçinjtë u gjetën në disavantazh në minutën e 47-të pas golit Francis Muamba, mirëpo ata arritën të rikthehen me anë të Andrey Arshavin (53’) dhe Park Chu-Young (57’) për ta fituar takimin.