Zgjedhjet e 8 majit KQZ blen 6000 kuti te reja

KQZ do te bleje 6000 kuti te reja per zgjedhjet lokale qe do te zhvillohen ne 8 maj. Keto kuti vlera e te cilave arrin ne 180 mije dollare do te perdoren per materialet zgjedhore. Vendimi u mor dje pasi perfundoi boshatisja e plote e kutive te materialeve zgjedhore por edhe e fleteve te votimit te perdorura ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Pas ketij procesi rezultoi se nje numer i madh kutish te materialeve zgjedhore ishin te pademtuara por per te siguruar edhe me teper siguri dhe transparence u vendos qe i gjithe kontingjenti i nevojshem i kutive te blihet per te pasur te njejtin standard ne cdo zone zgjedhore.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos te bleje 6000 kuti te reja per zgjedhjet lokale qe do te zhvillohen ne 8 maj. Keto kuti vlera e te cilave arrin ne 180 mije dollare do te perdoren per materialet zgjedhore. Vendimi u mor dje pasi perfundoi boshatisja e plote e kutive te materialeve zgjedhore por edhe fleteve te votimit te perdorura ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Pas ketij procesi rezultoi se nje numer i madh kutish te materialeve zgjedhore ishin te pademtuara por per te siguruar edhe me teper siguri dhe transparence u vendos qe i gjithe kontingjenti i nevojshem i kutive te blihet per te pasur te njejtin standard ne cdo zone zgjedhore.
Vendimi
KQZ diskutoi dje projektvendimin per kutite e materialeve zgjedhore qe do te perdoren ne zgjedhjet e 8 majit. Gjate ketij diskutimi perfaqesuesi demokrat Njazi Kosovrasti sugjeroi blerjen e te gjitha kutive te reja edhe pse nga ato ekzistueset 4500 plotesojne te gjitha kushtet per te qene te perdorshme edhe ne kete proces zgjedhor. Une i mbetem propozimit tim. Mendoj se po qe se do merremi vetem me ato dy mije qe te jene shtese mbi 4500 do na hapet perseri ne zgjedhjet e tjera me mire te merret tani e gjithe sasia e nevojshme e njejte e re dhe do vleje per keto zgjedhje dhe per te tjerat - tha ai. Edhe anetari i KQZ-se Hysen Osmanaj mbeshteti kete vendim per blerjen e te gjitha kutive te reja por per arsyen e vetme sipas tij sepse ne KQZ mungonin perfaqesuesit e opozites te cilet mund te krijonin bindjen se edhe kutite ekzistuese plotesonin standardet e krijuara. Po te ishin koleget tane perballe dhe po te kishim dhe perfaqesuesin e PS-se qe te krijohet besimi qe aktualisht mund te perdoren keto kuti votimi se jane 4500 kuti te materialeve zgjedhore qe mund te perdoren dhe nuk do tua bejme barre taksapaguesve shqiptare qe te blejne te reja por meqe nuk i kemi ata jam i mendimit te kemi sa me shume transparence dhe te perdorim nje standard ne gjithe territorin e vendit dhe une jam dakord qe ti blejme te reja - tha ai. Pas ketyre diskutimeve u vendos qe te gjitha kutite e nevojshme per materialet zgjedhore te blihen te reja. Sasia e kutive te materialeve zgjedhore qe do te sigurohen per zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore te dates 8.5.2011 eshte 6000 cope - thuhet ne vendim ndersa u ra dakord per blerjen e tyre. Ne piken 1 te po ketij vendimi sqarohet Kutia e materialeve zgjedhore qe do te perdoret per zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore te dates 8.5.2011 duhet te kete keto specifikime transparente plastike e sigurt e papalosshme e riperdorshme kutia te mbyllet vetem me 4 kode metalike anesore kapaciteti i kutise te jete afersisht 70 l. nga 6000 kutite qe do te blihen 10 per qind e tyre do te sherbejne si rezerve. 4500 kutite qe dolen jashte perdorimit edhe pse kishin standardet e nevojshme per tu perdorur jane blere ne vitin 2003 dhe jane perdorur deri ne zgjedhjet e vitit 2009. Keto specifikime jane te njejta dhe sipas standardeve te legjislacionit ne fuqi.