Programi elektoral i PS-se Fajin e ka Saliu

Programi elektoral i socialisteve ka ne thelb te tij sloganin Fajin e ka Saliu. Pa menduar gjate se nuk eshte koha e veshtire e 97-s por koha e integrimit evropian dhe se shqiptaret e duan Kryeministrin aktual Sali Berisha te cilin e mandatuan per dy here radhazi kryesocialisti Edi Rama ka vendosur te beje fushate elektorale pikerisht me sloganin Fajin e ka Saliu te cilin e prezantoi para bazes se Elbasanit.
Programi elektoral i socialisteve ka ne thelb te tij sloganin Fajin e ka Saliu. Pa menduar gjate se nuk eshte koha e veshtire e lsquo97-s por koha e integrimit evropian dhe se shqiptaret e duan Kryeministrin aktual Sali Berisha te cilin e mandatuan per dy here radhazi kryesocialisti Edi Rama ka vendosur te beje fushate elektorale pikerisht me sloganin Fajin e ka Saliu. Gjithsesi thirrjet e shpeshta dhe takimet e shumta te nderkombetareve duket se e kane bindur kreun e PS-se Edi Rama per te marre pjese ne zgjedhjet e ardhshme vendore te 8 majit 2011. Keshtu pak ore pasi takoi zyrtaret e larte amerikane kreu i opozites zhvilloi dje nje takim me bazen socialiste ne qytetin e Elbasanit nen sloganin Fajin e ka Saliu. Ne fjalen e tij kreu i selise roze theksoi se beteja e opozites do te vazhdoje per te rrezuar qeverine qe vodhi zgjedhjet dhe nenvizoi gjithashtu se demonstratat do te vazhdojne por duke pohuar pjesemarrjen e socialisteve ne zgjedhjet e ardhshme. Jemi dhe do te jemi te patundur ne bindjen tone te gjithe te vijne me ne do te vazhdojme demonstratat per te larguar kete pushtet. Saliu sheh enderr se do ti bojkotojme zgjedhjet qe ata te grabisin cdo gje kete enderr ne nuk do tua bejme realitet. Realitetin tone do ta bejme ne fushen e betejes per endrren e madhe te shqiptareve. Beteja jone do te vazhdoje kudo ne cdo hapesire paqesisht vendosmerisht. Do ti afrojme ketij regjimi fundin e merituar - tha Rama. Sipas kryesocialistit Partia Socialiste eshte e vetmja force politike qe do tu ktheje shqiptareve dinjitetin e marre peng nga pushteti i korruptuar. Sot me shume se kurre beteja jone do ti jape fund kesaj historie. Do hapim nje rruge te re ku cdo shqiptar te jete kryelarte. Jemi e vetmja shprese per Shqiperine. Ne do te ndalim pushtetin e varferise. Do ndalim grabitjen e ketij vendi padrejtesine. Jemi e vetmja shprese per familjet e zakonshme institucionet dhe agjencite shteterore ndahen mes koalicionit te turpit. Nuk mund te kete regjim te denje per kete vend pa larguar kete regjim te korrupsionit - perfundoi fjalen e tij kreu socialist Edi Rama.
Rama nis fushaten emrat e pare te kandidateve
Ndonese refuzoi te dorezonte emrat e komisionereve te KZAZ-ve prane Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Partia Socialiste dje nisi zyrtarisht pergatitjet per zgjedhjet lokale te 8 majit. Keshtu sipas burimeve prane selise roze jane caktuar edhe disa prej kandidateve potenciale qe mund te garojne ne bashkite e qyteteve kryesore te vendit. Deputetet e PS-se sipas qarqeve mesohet se kane depozituar emrat e kandidateve te njesive vendore qe perfshijne ku bie ne sy rikandidimi i krereve te bashkive me te medha ne vend Shpetim Gjika ne Vlore Niko Peleshi ne Korce Vangjush Dako ne Durres Qazim Sejdini ne Elbasan Fadil Nasufi ne Berat dhe Artan Shkembi ne Pogradec ndersa diskutimi per Tiranen duket se do te mbetet ne oret e fundit te afateve te dorezimit te kandidateve. Ne pritje te konfirmimeve pas deklarates se disa diteve me pare te kreut aktual te Bashkise se Tiranes dhe njekohesisht te PS-se Edi Rama Ecuria e metejshme e puneve te Tiranes sot nuk eshte pazgjidhshmerisht e lidhur me qenien time ne bashki sic ka qene deri para pak kohesh sepse sot nga njera ane Bashkia e Tiranes eshte nje institucion i cili une e them me bindje qe eshte i vetmi institucion ne nivelin e qeverisjes qe ka standarde evropiane dhe qe do te thote se eshte nje makineri qe shumecka e ben ne menyre te pandalshme cdo dite nga une apo cilido qofte ne vendin tim ne drejtim. Nje deklarate e tille le mjaftueshem vend per te nenkuptuar se kreu aktual i Bashkise se Tiranes po paralajmeron moskandidimin e tij per te katerten here radhazi. Por sipas burimeve prane PS-se deri me tash flitet per kater emra kryesore te cilet mund te kandidojne per bashkine me te madhe ne vend e cila nje fakt perben betejen kryesore te ketyre zgjedhjeve vendore. Nje nder emrat potenciale per tu kandiduar eshte ai i ish-kryeministrit dhe ish-ministrit te Mbrojtjes aktualisht deputet i PS-se Pandeli Majko. Figura e Majkos vleresohet brenda strukturave te selise roze pavaresisht kundershtive te meparshme te Majkos me kreun aktual Rama te cilet tashme duket se jane sheshuar keshtu qe nje emer si ai i anetarit te Kryesise se PS-se nuk perben aspak cudi te jete edhe kandidatura e mundshme e socialisteve per Bashkine e Tiranes. Nje emer tjeter qe qarkullon brenda selise roze si kandidat i mundshem dhe potencial eshte ai i sekretarit Organizativ te socialisteve Blendi Klosi. Nje deputet i cili pavaresisht se i ri ne moshe ka nje karriere te gjate ne politiken shqiptare ku ka pasur edhe poste drejtuese ne kohen kur socialistet ishin ne pozite dhe drejtoheshin nga Fatos Nano me te cilin marredheniet e Klosit kane qene shume te aferta. Por nje raport te tille te afert sekretari Organizativ i selise roze ka aktualisht edhe me kreun aktual te PS-se Edi Ramen. Keshtu duke qene nje njeri i vleresuar nga kryesocialisti dhe me nje mbeshtetje te konsiderueshme brenda strukturave te PS-se Blendi Klosi mund te perbeje nje kandidat te forte per kreun e bashkise me te madhe ne vend. Me pas listen e PS-se e zene dy emra te tjere te cilet ndryshe nga dy kandidatet e pare jane me te rinj ne fushen politike madje njeri prej tyre i sapoanetaresuar ne seline roze ndersa tjetri zevendes i Rames per nje kohe relativisht te gjate ne Bashkine e Tiranes. Behet fjale per ish-kreun e G-99 Erion Velia dhe deputetin socialist Eduart Shalsi. Te dy keta emra plotesojne katershen e kandidateve te mundshem te Partise Socialiste per te qene aspirante per kryetar te bashkise se kryeqytetit megjithese per dy kandidatet e fundit shanset jane me te pakta ne krahasim me dy emrat e pare te cilet jo vetem kane nje karriere me te gjate politike por edhe mbeshtetja nga anetaret socialist anon nga ta. Duke iu rikthyer emrave te tjere kandidate ne qytetet kryesore deri me tani ashtu si edhe ne kryeqytet ende nuk jane vendosur se cilet do te jene kandidatet per kryetar bashkie ne keto qytete. Keshtu ne Fier kreu aktual i Bashkise se Fierit nuk eshte i vetmi kandidat per zgjedhjet e ardhshme vendore per Partine Socialiste pasi krahas tij brenda strukturave te deges lokale flitet edhe per emrin e Arjon Mucajt. Ne te njejtat pozita gjendet edhe kreu aktual i Bashkise se Beratit Fadil Nasufi i cili per te rikandiduar duhet te fitoje sfiden ndaj kreut lokal te partise Selman Hodaj dhe dy kandidateve te tjere Pelivan Shatri dhe Stavri Ceca. Po ashtu edhe kreu aktual i Bashkise Gjirokaster Flamur Bime ende nuk eshte vendosur si kandidature perfundimtare duke qene ne konkurrence te hapur me pedagogen Elvira Shapllo. Ndersa per sa i perket Shkodres dy deri me tani jane kandidaturat kryesore ajo e kryetares se PS-se se qytetit Keti Bazhdari dhe kryetarit te PS-se se rrethit Genc Uruci. Por ajo qe duhet nenvizuar ne keto perzgjedhje kandidatesh qe po zhvillon Partia Socialiste per kryetare te bashkive dhe komunave eshte nuk se ka pasur kontestime te shumta per emrat e propozuar. Nje pjese e mire e anetareve te asambleve socialiste dhe te degeve lokale nuk kane rene dakord me emrat e propozuar deri tani dhe madje ne disa raste ka pasur edhe akuza per zgjedhje emrash ne baze te preferencave dhe jo meritave. Nje akuze e tille eshte bere dy dite me pare nga deputeti socialist Erion Brace i cili u shpreh se emrat e kandidateve per kryetare bashkie po zgjidhen ne disa zona sipas preferencave dhe per interesa karrigeje.