Zgjedhjet e 8 majit KQZ diskuton per komisioneret e KZAZ-ve

shte mbledhur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne te cilin po diskutohet per emerimin e komisionereve te KZAZ-ve per zgjedhjet lokale te 8 majit te ketij viti. Njazi Kosovrasi perfaqesuesi Partise Demokratike ka kerkuar mbushjen e boshllekut te krijuar si pasoje e mosparaqitjes se propozimeve nga PS-ja dhe PBDNJ-ja.
Ai vleresoi se nje qendrim i tille eshte antikushtetues. Qendrimi eshte ne mosperputhje me Kushtetuten dhe ligjet ne vend. Po dhunohet e drejta per te zgjedhur dhe per tu zgjedhur. Nese partite nuk e bejne kete organi qe duhet ta beje jeni ju.
Qendrimi i Kosvrastit eshte perkrahur edhe nga Klement Zguri anetar i KQZ-se i cili kerkoi gjithashtu plotesimin e vendeve vakante ne kete komision.