E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezimi i Enverit Berisha E provuat me 21 janar mos guxoni me kurre

/ /

Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje ne mitingun festiv te Partise Demokratike ne sheshin Nene Tereza se misioni i kesaj partie nuk ka perfunduar ende. Sipas kreut te maxhorances PD-ja eshte e vendosur qe te mos lejoje qe e ardhmja te pengohet nga bllokmenet e rinj. Duke folur edhe per ngjarjet e 21 janarit Berisha garantoi se pushteti nuk do te merret me dhune. Mirepo as terrori as dhuna e shkurtit te vitit 1991 e klikes Alia-Ruci nuk do ti vyshkte kurre lulet e 20 shkurtit. Ato lule te shpreses do te lulezonin fushave kodrave e maleve te Shqiperise. Flladi dhe ererat e ngrohta te lirise do te shkrinin njehere e pergjithmone ngricen e frikes dhe terrorit ne mendjen dhe zemrat e shqiptareve per te mos u kthyer kurre me mbrapa. Ne jemi djemte dhe vajzat burrat dhe grate e lirise te vendosur dhe te betuar qe te mos lejojme kurre qe e shkuara te kthehet per te penguar te ardhmen tone. Gabuan dhe deshtuan rende ata qe e provuan. I keshillojme qe te mos e provojne me tha Berisha. Kreu i qeverise leshoi akuza te tjera duke thene se bijte e ish- komunisteve tentuan te sulmojne me dhune dhe te rrezojne nje qeveri legjitime. Edhe njehere 21 janari ju mesoi ju se vota e lire e qytetareve eshte me e forte se cdo gur se cdo dru se cdo arme. Bij te eterve hoxhiste pushtet me dhune nuk do te merrni kurre ne kete toke. Liria eshte pasioni yne tha ai. Me pas Berisha u ndal edhe ne zgjedhjet e ardhshme lokale duke vene theksin tek vota e lire. Ne ju themi bllokmeneve te rinj se liria nuk eshte vetem pasioni yne por eshte forca e Kushtetutes se ketij vendi te lire forca e institucioneve te ketij vendi te lire. Ne jemi dhe do te mbetemi perjete djemte dhe vajzat burrat dhe grate e votes se lire. Me ne shqiptaret do te votojne gjithmone te lire. 8 maji eshte prova jone e re ndaj lirise. 8 maji do te jete festa e votes se lire shtoi Berisha. Ne fjalen e tij kreu i qeverise nuk harroi te permende edhe studentet e greves se urise ne vitin 1991 apo edhe ish-te perndjekurit politike qe u perballen me mizorite e sistemit te kaluar. Nderim te madh studenteve te lirise atyre qindra dhe mijera qytetareve te Tiranes dhe te mbare Shqiperise qe permbysen me 20 shkurt bllokun-bunker te regjimit diktatorial shtatoren e Enver Hoxhes Hitlerit te shqiptareve. Une ju bej thirrje atyre ne emer te virtyteve dhe vlerave njerezore ne emer te sakrificave dhimbjeve te prinderve dhe kombit te tyre ju bej thirrje shqiptareve te nderojne kete dite si dita e kurajes njerezore te mos harrohet kurre se lirite tona dinjiteti yne celen erresiren shkallmuan bllokun-bunker tha Berisha. Ai e mbylli fjalen e tij duke akuzuar PS-ne se etiketon qeverine si fashiste ne nje kohe kur vendi eshte anetar i NATO-s. Ai me pas u kerkoi krereve te PS-se se njehere e provuat me 21 janar dhe mos guxoni me kurre ta provoni se kjo qeveri legjitime rendi kushtetues i nje vendi anetar te NATO-s nuk mund te permbyset kurre me dhune. Kryeministri u beri thirrje shqiptareve per te ndaluar klanet mafioze te vijne ne pushtet. Organizuan mitingjet antikombetare per te penguar anetaresimin ne NATO. Shpifet trilluat dhe bete cdo gje per te penguar ndertimin e korridorit te kombit bete gjithcka per te bllokuar vizat e shqiptareve dhe se fundi ndermoret sulmin ndaj Keshillit te Ministrave per te marre pushtetin me dhune. Une jam i bindur se cdo shqiptar pavaresisht nga bindjet politike e ka te qarte se keto qendrime jane ne kundershtim me interesat e tij jetike personale dhe familjare me interesat e kombit dhe te Shqiperise. Ata jane pjese e interesave te klaneve puniste-mafioze qe sot njelloj si bllokmenet e 20 viteve me pare u thone jo interesave tuaja u thone jo interesave te femijeve tuaj u thote jo thirrjeve te miqve ne mbare boten perfundoi fjalen Berisha.

Erald Kapri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›