Zgjedhjet e 8 majit, gara Rama - Basha për Tiranën

Vazhdon lufta e shifrave të rezultateve për kryebashkiakun e Tiranës ku në garë është Edi Rama dhe Lulzmin Basha.
Pas rifreskimit të të dhënave, nga të gjitha informacionet e marra nga gazetarët e “Ora News”, diferenca mes tyre është 134 vota.
Kreu demokrat mban kryesimin me 119.449 vota, ndërsa kryetari i opozitës ka marrë 119.315 vota. Rezultatet priten nga momenti në moment të ndryshojnë, pasi ka ende fletë për tu numëruar.