Debat në njësinë nr.9, në krye fletët e kontestueshme

Një tjetër incident është krijuar në orët e para të mëngjesit në njësinë numër 9, ndërsa beteja për Tiranën vijon të jetë e fortë.
Në një lidhje live për “Ora News”, gazetari deklaron se disa fletë të kontestueshme kanë qënë molla e sherrit midis anëtarëve të Partisë Socialiste dhe përgjegjësit të grupit numërues.
Ndërkaq, mesohet se disa fletë të kontestueshme, janë vendosur mbi ato të rregullta dhe kjo ka shkaktuar mjaftë kaos në këtë njësi, duke patur dhe ndërhyrjen e palës tjetër. Situata është ç`tensionuar, kjo pas një konsensusi mes tyre.
Ne këto momente është mbyllur procesi i numerimit të kutive të votimit për kryetar Bashkie ne njësinë nr. 9, ndersa ende mbetet të firmoset procesverbali për votat e marra nga kandidatët. Përpos kësaj, në njësinë numër 5, është mbyllur mbleshja e numërimit të fletëve të votimit për kryetar bashkie, për të pritur orën 7 të mëngjesit, ndërsa për Keshilla Bashkiak do të punohet me të njëjtën ritëm, gjatë gjithë orëve të natës.