E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: E rëndësishme të njihen rezultatet nga palët

Ambasadori i BE, Etore Sequi, ambasadori amerikan Alexander Arvizu, dhe kreu i OSBE/ODIHR në Tiranë Wollfarth, kanë qënë vëmëndja e sotme e medias dhe e të gjithe qytetarëve të cilët kanë përshëndetur të gjithë procedurën e numërimit të votave ne njesine nr.5, e cila ka shkuar me hapa të ngadaltë.
 

Në një deklaratë për “Ora News”, në një lidhje maratonë të “Ora Live”, Wollfarth ka deklaruar se i gjithë ky proces është i rëndësishëm dhe se të gjithë qytetarët duhet të njohin rezultatin në mënyrë që të bëhet një numërim me i saktë, sikurse mbetet kyçe, rikthimi i besimit.

Deri në këto momente, diferenca mes kandidatëve është e madhe, kjo ne favor të kandidatit socialist Rama me 3719 vota .
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›