Shkenca pa leke. Universitetet Fonde per kerkimet
Qendrave Kërkimore Shkencore tashmë prej kohësh pjesë e universiteteve, ju duhet më shumë buxhet dhe laboratorë. Pasi vetëm kështu ato mund tju shërbejnë universiteteve. Kjo deklaratë vjen nga dekani i fakultetit të Gjeologji- Minierave, Përparim Hoxha, i cili shprehet se pa fonde dhe pa infrastrukturë është e pamundur të zhvillohet kërkim shkencor.
”Është e domosdoshme të forcohet baza laboratorike në institutin e gjeoshkencave. Nga ana tjetër të rritet pjesa e buxhetimit shkencor dhe jo që kjo pjesë e buxhetit të shkojë më shumë se 85%-90% për pagat. Nuk mund të bëhet kërkim shkencor pa një kosto. Shkencë pa para nuk ka. Për momentin pjesa e buxhetimit të kërkimit shkencor është jo në nivele të kënaqshme” tha Hoxha.
Brenda një viti thotë dekani Hoxha, kërkuesit shkencore së bashku me stafin kanë realizuar rreth 8 studime, por shumica e tyre të finacuara nga organizata ndërkombëtare.
Rreth një muaj më parë mungesën e fondeve e faktoi Qendra e Fizikës Bërthamore, drejtuesi i së cilës u shpreh se duhen fonde nga universiteti për të rehabilituar sistemin e monitorimit të ndotsave radioaktivë në atmosferë.
Edlira Sulejmani