Korrigjim me dore per testet e matures shteterore

Edhe për këtë maturë do të vazhdojë të ndiqet e njëjta mënyrë vlerësimi. Ajo e korrigjimit të testeve me dorë nga grupet e vlerësimit të cilat do të jenë të përqëndruara këtë vit , për herë të parë edhe në qytetin e Korçës. Vlerësimi i testeve do të kalojë në tre tavolina vlerësuesish, ndërkohë që maturantët do të njihen me rezultatet e tyre pas dy javësh që nga dita e testimit.
“Ka gjashtë qendra të vlerësimit. Është shtuar edhe Korça. Nga data 3-13 qershor është për gjuhë dhe letërsi, 17-30 matematika dhe përfundon në 10 korrik me provimet me zgjedhje” thotë Ndriçim Mehmeti , specialist në MASH.
Javën që vjen pritet ngujimi i hartuesve pranë Agjencisë së Vlerësimit dhe Arritjeve të Nxënësve, ndërkohë që provimi i parë starton në 1 qershor me atë të gjuhë- letërsisë.
Edlira Sulejmani