Presidenti i KE-së Barrozo vjen në 21 maj në Shqipëri

Presidenti të Komisionit Evropian, Manuel Barrozo do të vijë në Shqipëri në datën 21 maj. Lajmi bëhet i ditur nga ambasadori I BE-së në Tiranë Ettore Sequin ë një takim me kreun e shtetit Bamir Topi.
Gjithashtu ambasadori Sequi duke iu referuar zgjedhjeve vendore të 8 majit theksoi se ecuria e zgjedhjeve është me rëndësi jetike për ecurinë integruese evropiane të vendit.
Nga ana e tij presidenti Topi theksoi nevojën e zhvillimit të një fushate sa më të qetë e të civilizuar si dhe mbajtjen me sukses të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe sipas standardeve demokratike.