E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza politike në Maqedoni, con në domosdoshmërinë e shpërbërjes së parlamentit, zgjedhjet e parakohshme më 5 qershor

15-04-2011 / Gazeta 55

Shqiptarët kushtëzojnë votën me marrëveshjen e Ohrit


Ashtu siç ishte paralajmëruar, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë i ka shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare për 5 qershor. Partitë politike kanë filluar përgatitjet për fushatën zgjedhore e cila zyrtarisht fillon më 16 maj, për të përfituar numër sa më të madh të votuesve. Rezultatet e fundit të anketës së Institutit “Liberta”, tregojnë se pjesa më e madhe e votuesve shqiptarë në zgjedhjet e ardhshme do të përcaktohen për opozitën. Mirëpo analistët parashikojnë se fitues në zgjedhje do të dalë partia shqiptare e cila do t’i përfitojë të papërcaktuarit, sepse përqindja e tyre është më e madhe se e atyre që veçmë janë përcaktuar. E njëjta anketë tregon se mbi 70 për qind e shqiptarëve kanë humbur besimin në Marrëveshjen e Ohrit, marrëveshje e cila pas vitit 2001 ishte bazë e platformave politike të partive shqiptare. Për këtë arsye analistët vlerësojnë se partitë tani duhet të orientohen në gjetjen e alternativave tjera për të përfituar votuesit shqiptarë. 


Anketa e Institutit “Liberta” tregon se vetëm 0.1 për qind e shqiptarëve kanë mendim pozitiv për kryeministrin Nikolla Gruevski. 


Po ashtu, 50 për qind prej tyre nuk besojnë se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë të lira dhe demokratike.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›