Zgjedhjet e pjesshme, KQZ vendos përdorimin e kamerave
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit, për zgjedhjet e pjesshme të 1 shtatorit për kryetar komune, në komunën Rrethinat (qarku Shkodër) dhe në komunën Dardhas (qarku Korçë).
Në kuadër të zhvillimit të dielën të këtij procesi, KQZ ka nxjerrë së fundi një sërë aktesh nënligjore dhe ka përgatitur infrastrukturën përkatëse. Akti i sotëm i propozuar nga administrata zgjedhore, mbështetur në dispozitat e kodit zgjedhor, vendos përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve.
Sipas ekspertëve, kjo praktikë i shërben transparencës dhe i vjen në ndihmë grupeve të numërimit, ndërsa nga ana e ZAZ-ve përkatëse janë marrë masat që ky proces të realizohet konform ligjit.
Në mbledhjen e sotme zyrtarët e KQZ-së shprehën sërish shqetësim, pasi partitë politike ende vazhdojnë të mos propozojnë anëtarë për komisionet e qendrave të votimit.
(m.a/BalkanWeb)