E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e pjesshme, ja disa nga fituesit

UPDATE-  Procesi i votimit u zhvillua dje në 9 nga 10 komunat ku nuk ishte votuar gjate zgjedhjeve te 8 majit, apo  ishin shpallur te pavlefshme. Nga raportuesit ne terren eshte verejtur nje pjesëmarrje e ulët në këto zgjedhje, ndërsa procesi i votimit eshte zhvilluar normalisht

Votimi është anuluar në Komunën  Shalë të qarkut të Shkodrës, si pasojë e mbërritjes me vonesë të materialeve zgjedhore.

Pas mbylljes se qendrave te votimit procesi i numerimit ka ecur pa probleme. Ne nje pjese te komunave ka përfunduar numerimi, ndersa ne disa te tjera vazhdon.

Këto janë rezultatet në shumicën e komunave ku ka përfunduar numërimi.

Në komunën Shllak (Qarku Shkodër), fiton kandidati i PD-së, Hilë Kodra. Në komunën Pishaj ((Qarku Elbasan) vazhdon numërimi, ndërsa në komunën Papër ((Qarku Elbasan) ka fituar kandidati i PS-së, Shefqet Bullari. Në komunën Mollas (Qarku Korçë) është votuar për këshillat, 9 këshilltarë janë fituar nga Aleanca për Qytetarin dhe 4 nga Aleanca për të Ardhmen. Komuna Kolsh (Qarku Lezhë) është fituar nga kandidati i PS-së, Ferdinand Ndoi. Komuna Qendër Skrapar (Qarku Berat) është fituar nga kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Astrit Mustafaraj dhe komuna Zall Dardhë (Qarku Dibër) është fituar nga kandidati i Aleancës për Qytetarin.

Votimi në këto komuna u zhvillua për shkak se në Shllak dhe Shalë, nuk u zhvilluan zgjedhjet më 8 maj, ndërsa në 7 njësitë e tjera vendore u vërejtën parregullsi dhe KQZ vendosi përsëritjen e procesit zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›