E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet e pjesshme KQZ U ndaluan pese persona

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmon ndalimin e 5 personave, të cilët penguan zhvillimin e procesit zgjedhor në komunën Shalë të Shkodrës.

Zëdhënësi Leonard Olli tha se do të ndalohen të gjithë personat që kryejnë krim elektoral, si rasti i komunës Shalë.

"Pjesëmarrjet në zgjedhjet e pjesshme ishin të kënaqshme. Do të merren të gjitha masat për të realizuar zgjedhjet, qoftë edhe në njësi vendore", tha Olli.

Sipas tij 4 komuna u fituan nga kandidatët demokratë dhe 4 të tjera nga ata socialistë, ndërsa në Finiq nuk është publikuar ende rezultati përfundimtar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›