Përfundon numërimi në komunat Mollas dhe Armen

Ka përfunduar numërimi i votave në komunën Mollas të Korçës. Në zgjedhjet e pjesshme për këshilltarë që u zhvilluan ditën e djeshme “Aleanca për qytetarin” ka marrë 9 këshilltarë ndërsa “Aleanca për të ardhmen” ka marrë 4 këshilltarë.Kështu në komunën Mollas në Korçë votuan 883 zgjedhës nga 2663 persona me të drejtë vote.
Ndërsa në komunën Armen të qarkut të Vlorës ka fituar kandidati i “Aleancës për qytetarin” Klion Haxhiraj me 28 vota kundrejt kandidatit të “Aleancës për të ardhmen” Albert Hoxha.
Ndërkohë ditën e djeshne u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme për qeverisjen vendore në 9 komuna të vendit.
Procesi i votimit u zhvillua qetësisht në komunat, Shllak të Shkodrës; në komunën Zall Dardhë në Dibër; në komunën Mollas në Korçë; në komunën Kolsh të Lezhës; në komunat Pishaj dhe Papër në Elbasan; në komunën Qendër Skrapar në Qarkun e Beratit si dhe në komunat Armen e Finiq të Vlorës.