Zgjedhjet e pjesshme vendore, 3 njësi administrative në Dibër pa drita

57.680 qytetarë me të drejtë vote, në 101 qendra votimi, do të votojnë sot në Dibër, për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë. 3 njësi administrative janë pa energji elektrike, Selishta, Arrasi dhe Sllova, ndërsa në 11 qendra votimi nuk po kryhet identifikimi elektronik, por po bëhet manulaisht teksa procesi i votimit vijon.
Partia Socialiste e cila drejton dhe këtë bashki aktualisht me kryebashkiakun e komanduar, Shkëlqim Murrja, do të përfaqësohet në këto zgjedhje me Rahim Spahiun. Partia Demokratike ka zgjedhur Luan Hakën, si kandidat, ndërsa “Shtëpia e Lirisë” përfaqësohet me Premtim Kryemadhin. Në këtë bashki, ndryshe nga 5 të tjerat ku do zhvillohen zgjedhjet, në garë është dhe një kandidat i katërt, Dritan Torba, nga “Lëvizja e Re”.