E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kandidatja e PS, Angoni: Të kemi votim sa më të qetë

Beteja për Shkodrën duket se është epiqendra e e këtyre zgjedhjeve të pjesshme vendore. Kandidatja e PS, Majlinda Angoni, beson se sot shkodranët do të mund të bëjnë kthesën.

Zonja Angoni, para mediave, u shpreh se aktualisht procesi i votimit vijon normalisht, përveç dy zonave në Dukagjin, ku nuk ka nisur ende procesi, për shkak të motit të keq, por, sipas kandidates së PS, pritet që edhe aty të nisë votimi.

“Banorë te Shkodrës të marrin pjesë në votime për të shprehur me votën e tyre të drejtë kushtetuese, që ua garanton ligji. Të kemi votim sa më të qetë dhe të japim mesazhe se Shkodra është e kulturës dhe e paqes. Siç ka qenë gjithë fushata, duhet të jetë dhe përmbyllja e rezultatit final të kësaj fushate”, tha Angoni.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›