E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zgjedhjet e pjesshme vendore, BE: 20 ekipe në terren për monitorimin e procesit

Zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit, janë duke u monitoruar edhe nga ndërkombëtarët. Vetëm pak minuta më parë, delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri informoi se vëzhgues evropian janë në terren për monitorimin e procesit zgjedhor. Delegacioni i BE-së bëri të ditur se janë “20 ekipe për vëzhgimin e zgjedhjeve në Durrës, Vorë, Lushnjë, Rrogozhinë, Dibër dhe Shkodër”.

“Dita e Zgjedhjeve. Qytetarët shqiptarë në 6 bashki votojnë sot për të zgjedhur kryetarët e rinj. Skuadra Evropa është në terren duke vëzhguar zgjedhjet me 20 ekipe në Durrës, Vorë, Lushnjë, Rrogozhinë, Dibër dhe Shkodër”, thekson Delegacioni i BE-së .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›