Kupa e Konfederatave Brazili mund Italine 4-2

Brazili e fitoi derbin ndaj Italisë në Kupën e Konfederatave. Sukses 4-2 dhe vend i parë i vulosur në grupin A.
Kjo do të thotë thuajse me siguri se gjysmëfinalet do të jenë Brazil-Uruguaj dhe Spanjë-Itali. Dy klasike të tjera.
Pjesa e parë në Fortalesa pati vetëm një gol, ai i Brazilit shënuar nga Dante, por në pozicion të dyshimtë jashtë loje. Por, pati edhe disa dëmtime përpara kësaj rrjete, nga të cilat u dëmtua më shumë Italia që kishte edhe mungesa të tjera.
Pas pushimit, të kaltrit reaguan dhe barazuan me anë të Xhakerinit, por ekuilibri vazhdoi tepër pak.
Në fushë ishte Nejmar, sërish në formë të madhe, që kaloi sërish të vetët në epërsi brenda pak minutave.
Entuziazmi u rrit edhe më shumë për 49 000 shikuesit në Fortalesa kur Fred shënoi golin e tretë.
Italia pati forca të reagojë dhe të shënojë me anë të Kielinit, ndonëse gjyqtari dha fillimisht penallti, pastaj lejoi vazhdimin e lojës.
Kur Nejmar doli nga fusha u duk se brazilianët nuk do të kishin forca për të mbajtur fitoren. Madje, Maxho goditi traun.
Pavarësisht këmbënguljes së italianëve, ishte Brazili që goditi për herë të fundit. Sulmuesi i Fluminenses, Fred, realizoi golin e katërt. Brazili del i pari në grup me 3 fitore, Italia e dyta me 6 pikë.