E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet evropiane, sa e ulet pjesemarrja

Evropianet moren pjese ne zgjedhjet per Parlamentin e Strasburgut, me nje deshtim tjeter elektoral te parashikuar per Gordon Brown ne Britanine e Madhe dhe per pjesen tjeter me kercenimin per nje abstenim rekord dhe me nje hapje per disa parti protestuese. Ne nje perpjekje te fundit per mobilizim, presidenti i Komisionit Evropian, portugezi José Manuel Barroso, u kerkoi qytetareve te Bashkimit Evropian te shkojne ne votime per te zgjedhur deputetet e Parlamentit Evropian, "nje asamble qe po behet cdo dite e me e rendesishme". "Do te doja qe tendenca per nje pjesemarrje ne renie te permbyset", deklaroi Barroso duke votuar ne vendin e tij, Lisbone. Ai kujtoi se perpara 20-vjeteve, ne shume vende qe jane sot anetare te BE-se, nuk mund te votohej lirisht". Ne nje votim qe zgjati kater dite qe nga e enjtja, rreth 388 milione qytetare jane thirrur te zgjedhin 736 eurodeputete. Ne shumicen e vendeve, nder te cilet Franca, Gjermania, Spanja ose Polonia, votimi filloi dje. Rezultatet e para zyrtare per orientimin politik te Parlamentit do te behen te ditura gjate dites se hene.

Nje abstenim rekord po profilizohet pasi ka arritur tashme ne 54,6 per qind gjate votimit te meparshem. Shkaku: Parlamenti Evropian shihet si shume i larget nga zgjedhesit dhe mungesa e sfidave te qarta per kete votim. Ne Itali, ku keto zgjedhje perbejne nje test per kryeministrin Silvio Berluskoni i cili po perballet me skandale, pjesemarrja ka regjistruar nje renie diten e pare prej 17,8 per qind kundrejt 20,5 per qind ne te njejtin cast perpara pese vjeteve. Ne Holande, pjesemarrja arriti ne 36,5 per qind kundrejt 39,2 per qind ne vitin 2004. Ne France, sondazhet parashikojne nje perqindje abstenimi prej 56-62 per qind, kundrejt 57,2 per qind ne vitin 2004. Ne Gjermani, vend qe zgjedh numrin me te madh te eurodeputeteve, zgjedhesit mund te jene pak me te mobilizuar per shkak te perkitjes ne te njejten date me zgjedhjet bashkiake. Por, ata i kane syte nga zgjedhjet legjislative te fundit te shtatorit. Kjo mungese interesi perben nje favor per partite antievropiane qe fitojne pike nga veshtiresite e qeverive perballe krizes, frikes per imigracion dhe nga mungesa e interesit te shume zgjedhesve per institucionet evropiane. Ne Holande, drejtimi u percaktua qe te enjten me nje hapje per partine e ekstremit te djathte islamofobe te deputetit Geert Wilders i cili mori 17 per qind te votave. Ne Austri, partia e ekstremit te djathte FPO parashikohet nga sondazhet te marre me teper se 15 per qind kundrejt 6,31 ne vitin 2004. Dhe ne Rumani, votimi mund te sjelle futjen ne Parlamentin Evropian te partise Rumania e Madhe (PRM, ekstrem i djathte). I njejti skenar edhe ne Hungari. Partia e ekstremit te djathte Jobbik mund te pretendoje per nje ose dy vende. Ne Britanine e Madhe, ku kryeministri laburist, Gordon Brown ka pranuar tashme disfaten e partise Laburiste, Partia per pavaresine e Mbreterise se Bashkuara (UKIP), qe shprehet per terheqjen nga BE-ja, mund ta kaloje shifren e 20 per qindeshit dhe te marre me teper vota se sa partia e Laburisteve. Pas nje disfate poshteruese ne zgjedhjet lokale, Gordon Brown do te ndeshet me rritje tjeter te presionit te ushtruar ndaj tij per te dhene doreheqjen qe arrin ne nje rebelim brenda partise se tij. Ne pergjithesi ne Evrope, sondazhet parashikojne nje fitore per partite e djathta qe drejtojne rreth 20 qeveri ne te 27 vendet e BE-se. Si pasoje, ekuilibri ne Parlamentin Evropian pritet te qendroje i pandryshuar. E majta socialdemokrate, e paafte te perfitoje nga kriza, pritet te qendroje forca e dyte politike pas asaj te qendres se djathte, madje duke marre me teper se Liberalet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›