E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, fluks emigrantësh në pikat kufitare

Nuk e kane lene t’u ike duarsh e drejta dhe detyra e votes. Mijera emigrante jane kthyer ne atdhe per t’u bere pjese e procesit zgjedhor, per te vulosur me vote vullnetin e tyre per zgjedhjen e drejtuesve te pushtetit vendor.

Sipas te dhenave nga pikat doganore raportohet se gjatë 24 orëve të fundit për të marrë pjesë në votim kanë ardhur rreth 3200 emigrantë nga katër pikat doganore me Greqinë.

Vetem ne Himare kane mberritur plot 22 autobusë me emigratë shqiptarë,   ndërkohe 40 te tjere, kane ndaluar ne Sarande, po nga Greqia.

Policia kufitare e Kakavijes njofton se ditet e fundit kane hyre ne Shqiperi 7200 persona, qe deklarojne te kene ardhur posacerisht per votimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›