E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ jo lista me vete nga PS per zgjedhjet

Gjatë procesit të votimit nuk do ët ketë lista të tjera më vete, ashtu si pretendonte Partia Socialiste.

Ka qenë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili gjatë ditës së sotme ka hedhur poshtë pretendimin Partisë Socialiste, e cila synonte të hartonte lista të votuesve më vete, për të shmangur manipulimet e mundshme gjatë zgjedhjeve të ditës së nesërme.

Vetëm me votat e përfaqësuesve të mazhorancës u miratua një akt i cili përcakton se cilat materiale mund të përdoren në Qendrat e Votimit.

Kreu i këtij komisioni, Arben Ristani theksoi se, ky akt i shërben krijimit të një situate tërësisht ligjore e disiplinimit të marrëdhënieve ditën e votimit në Qendrat e Votimit, si dhe shmangien e incidenteve që mund të krijohen aty.

Në vendimin “Për ndalimin e përdorimit të disa mjeteve, që nuk parashikohen nga ligji në qendrat e votimit”, flitet për materialet zgjedhore, të cilat u jepen Komisioneve të Qendrave të Votimit për përdorim ditën e zgjedhjeve.

Në këtë vendim thuhet se, gjatë procesit të votimit, anëtarët e Qendrave të Votimit, në asnjë rast nuk mund të përdorin materiale si fletë votimi, procesverbale votimi, lista të zgjedhësve, të cilat nuk janë sipas nenit 100 të Kodit Zgjedhor.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›