Votimet, Kukan: Përshtypjet e fillimit janë të mira
TIRANË-Kreu i delegacionit të KE-së, Eduard Kukan në rolin e vëzhguesit për procesin e votimit në vendin tonë ka deklaruar se përshtypjet e fillimit janë pozitive.
Gjatë monitorimit të bërë në katër qendra votimi në njësinë bashkiake numër 2, ndalur në Liceun Artistik, Kukan ka përsëritur rëndësinë e madhe që kanë këto zgjehdje për vendin, duke lënë mesazhet e njohura tashmë për votuesit dhe partitë.
Symimi ynë është të vëzhgojmë zgjedhjet dhe të shikojmë pjesëmarrje sa më të gjerë në to. Duam të përcjellim në PE atmosferën që ekziston në këto zgjedhje dhe që tabloja e asaj që ndodh të jetë sa më e qartë- tha ai.
Sipas tij, delegacioni që e shoqëron ka pasur një sërë takimesh. Sot kemi qenë në disa qendra votimi, përshtypjet janë të mira, por nuk arrijmë në përfundime për tërë vendin sepse kemi qenë vetëm në disa prej tyre- tha ai.
Më tej, Kukan theksoi se Europa pret që këto zgjedhje të jenë të drejta, të lira dhe demokratike. Votuesit të marrin pjesë masivisht, kurse partive u përcjellim mesazhin që të organizojnë sa më mirë zgjedhjet, në mënyrë që mesazhi që ne do i cojmë BE të jetë pozitiv- përfundoi ai.