E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet greket u thirren per raundin e dyte

Ne kutite e votimeve u kthyen perseri prej ores shtate te mengjesit 9.800.000 greke ne turin e dyte te zgjedhjeve lokale qe do te nxjerre fituesit e 11 qarqeve dhe 221 bashkive ne vend.

Gjate javes se kaluar dy partite e medha kane rritur perpjekjet per te minimizuar mospjesmarrjen qe kapi shifren prej 40 te dielen e pare kur socialistet ne pushtet kane mundur ne distance teper te ngushte konservatoret me nje nivel prej dy pikesh kundrejt 10 pikeve ne zgjedhjet elektorale te nje viti me pare.

Athina zyrtare riperserit se nuk do te ndermarre masa te ashpra financiare pavaresisht deficitit te rritur nga rishikimi i EUROSTAT-it per vitin 2009. Por opozita paralajmeron qytetaret se nese do te mbeshtesin kandidatet socialiste qeveria e Papandreut do te vazhdoje reformat financiare me reduktime te rrogave dhe pensioneve ne sektorin shteteror apo edhe shkurtime te dhjetera mijera vendeve te punes.

Shtypi i se dieles flet hapur per masat e reja qe do ndermarre qeveria ne administraten shteterore. Gjithashtu kryeministri Papandreu thekson ne intervisten e tij ne gazeten Proto Thema se kabineti i tij po negocion per zgjatjen e kohes se shlyerjes se kredise ekonomike prej 110 miliard euro qe mori Greqia nga FMN dhe BE.

Procesi i sotem perben nje test te ri per popullaritetin ne renie te qeverise Papandreu dhe mundesine e saj per te cuar deri ne fund reformat antikrize. Nje rezultat negativ do te veshtiresonte pozicionin e saj ne syte e grekeve por edhe te tregjeve nderkombetare qe ndjekin me teper interes cdo hap te saj ne zbatimin e masave anti-krize.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›