E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne Greqi PASOK ne avantazh

Zgjedhjet per pushtetin lokal ne Greqi qe u konsideruan politikisht teper vendimtare per te ardhmen e vendit perfundimisht jane karakterizuar nga nje indiference teper e madhe shoqerore.

Me shume se 55 e grekeve kane preferuar mospjesmarrjen si nje tregues te mosbindjes civile pavaresisht thirrjeve te partive politike.

Sipas rezultateve zyrtare pas numerimit te mbi 50 te votave partia socialiste PASOK kryeson ne 8 prej 13 qarqeve te vendit perfshi edhe Athinen duke siguruar nje shumice votash ne rang vendi qe i jep nje diference nga 4 deri ne 5 prej konservatoreve.

Surpriza e madhe e ketyre zgjedhjeve duket se eshte marrja nga socialistet e Bashkise se Athines qe ka qene bastion i se djathtes qysh prej vitit 1987. Por kane humbur Bashkine e Pireut pas shume vitesh ndersa japin nje beteje te ashper per Bashkine e Selanikut.

Sipas dy sondazheve te fundit qe u publikuan pas mbylljes se kutive te votimeve greket jane te zemeruar te indinjuar te shqetesuar dhe te zhgenjyer nga gjithcka qe ndodhi vitin e fundit ne vend dhe 56 e tyre vleresojne se Greqia po shkon drejt nje falimentimi te mundshem.

Gjithsesi ne mesazhin drejtuar popullit grek ne mbremjen e se dieles kryeministri Papandreu ka interpretuar rezultatin zgjedhor si nje mbeshtetje per vazhdimesine e reformave antikrize te qeverise se tij.

Athina zyrtare ka riperseritur se nuk do te ndermarre masa te ashpra financiare megjithe deficitin e rritur nga rishikimi i Eurostat-it per vitin 2009 qe do deklarojne ne mesditen e se henes perfaqesues nga Brukseli.

Ne kryeqytetin grek ndodhen edhe perfaqesuesit e FMN dhe BE me te cilet qeveria Papandreu do te negocioje per zgjatjen e kohes se shlyerjes se kredise ekonomike prej 110 miliard eurosh qe ka marre vendi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›