E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet lokale, Arvizu njihet me përgatitjet në Lushnje

Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu është interesuar sot për përgatitjen për zgjedhjet lokale të 8 majit në Lushnje.
 

Në një takim me kryebashkiakun e Lushnjes Albert Sanxhaku, ambasadori Arvizu i kërkoi këtij të fundit një debat televiziv me rivalin e tij përpara zgjedhjeve të 8 majit.
 

Gjithashtu ambasadori Arvizu u njoh me punën që është bërë në Lushnje ne lidhje me listat zgjedhore.
 

Nga ana e tij kryebashkiaku Sanxhaku theksoi se është bërë një punë e mirë në përgatitjen e listave zgjedhore ndërsa theksoi se shqetësimi i vetëm është informimi i emigrantëve ku një Lushnje numërohen 8000 të tillë.
 

“Për emigrantët do të ketë një qendër informacioni për çdo qendër votimi” theksoi Sanxhaku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›