Zgjedhjet lokale, Basha në avantazh me 442 vota

442 vota është diferenca mes dy kandidatëve, kjo në avantazh për kandidatin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Nga të gjitha të dhënat e mbledhura në kohë reale nga të gjitha KZAZ-të në Tiranë, nga gazetarët e “Ora News”, rezulton se Basha ka marrë 116.526 vota dhe Rama 116.184 vota.
Kreu opozitar ditën e djeshme ka qënë në krye me një diferencë jo të vogël, ndësa sot rezultati përmbyset.
Kryetari i Partisë Komuniste Hysni Milloshi mban një rezultat i cili vijon në ngritje, konkretisht 1271 vota.