E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet lokale, KQZ regjistron 10 parti

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka regjistruar 10 parti për zgjedhjet lokale të 8 majit.

Në mbledhjen e sotme gjithashtu KQZ-ja ka regjistruar edhe 121 vëzhgues të Unionit Shqiptar për cilësinë e jetës (ALCU) të cilët do të monitorojnë zgjedhjet lokale.
 

Ndërkohë i pyetur nga mediat për komisionerët e Partisë Socialiste dhe PBDNJ-it nuk sollën asnjë propozim, kreu i KQZ-së Arben Ristani theksoi se të dyja partitë kanë shkelur ligjin për KZAZ-të.
 

“Dy partitë kanë shkelur ligjin. KQZ-ja do të zbatojë vetëm ligjin” theksoi Ristani.
Ai gjithashtu dhe u bëri thirrje PS dhe PBDNJ të respektojnë afatet e regjistrimit të partive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›