Klosi: Shqipëria, qendër e trafikut të armëve

Partia Socialiste ka akuzuar qeverinë se po furnizon me armë Jeminin dhe Iranin.
Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së Blendi Klosi ka theksuar se vendi është kthyer në qendër trafiku të armëve duke furnizuar dy nga regjimet më të egra atë të Jemenit dhe Iranit.
“Për fajin e Saliut sot furnizojmë me armë terroristë që luftojnë kundër partnerëve tanë ndërkombëtarë” theksoi Klosi duke shtuar se vendi është kthyer edhe në parajsën e kontrabandistëve serbë.
Ai gjithashtu ka akuzuar ministrat Arben Imami dhe Lulzim Basha se janë ata negociatorët e parave të pista.