Zgjedhjet lokale/ Nis i qetë procesi i votimit në Dibër, qytetarët e parë hedhin votat e tyre në kutitë e votimit

Ka nisur i qetë procesi i votimit në Dibër , teksa qytetarët e parë kanë hedhur votat e tyre.
Gazetari Kreshnik Martini bën me dije se janë rreth 132 mijë votues të cilët do të zgjedhin kryetarin e bashkisë dhe po ashtu edhe anëtarët e këshillave bashkiakë.
Në garë për Bashkinë e Dibrës janë Rahim Spahiu nga Partia Socialiste, Ismail Uka i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Naim Gazidede nga Partia Demokratike.
/rtsh.al/