E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet vendore / Celibashi: Kanë ardhur 29 denoncime për parregullsi, intimidim votuesish dhe korrupsion

Zgjedhjet vendore / Celibashi: Kanë ardhur 29 denoncime për

Teksa kanë mbetur edhe më pak se dy orë nga përfundimi i procesit të votimit, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka bërë një përmbledhje të situatës deri tani.

Ilirjan Celibashi tha në një deklatë për media se në KQZ kanë mbërritur 29 denoncime, prej të cilave katër janë depozituar nga partitë politike, më konkretisht tre nga PS dhe një nga BF.

Celibashi tha se një prej denoncimeve është bërë nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, për parregullsi gjatë shpërndarjes së materialeve zgjedhore, ndërsa denoncimet e tjera janë bërë nga qytetarët për korrupsion apo intimidim të votuesve.

Pjesë nga deklarata e Celibashit:

Në total deri tani në KQZ, qoftë platformës në internet apo aplikacion kanë ardhur 29 denoncime, formalisht ose zyrtarisht, janë katër denoncime nga dy subjekte zgjedhore, 3 nga PS dhe 1 nga BF.

PS ka 2 denoncime për kandidatin për kryetar në Elbasan, dhe 1 për kandidatin e BF në Tiranë, në 2 raste për thyerje të heshtjes zgjedhore nga të dy kandidatët.

Kam një denoncim në KQZ nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, mbi parregullsi gjatë shpërndarjes së bazës materiale, janë dhe 24 denoncime nga qytetarë të ndryshëm.

Në referim të përmbajtjes së këtyre denoncimeve, lidhen me parregullsi nga komisionerët, korrupsion aktiv ose pasiv. Në Dropull lidhet me prishjen e pajisjes.

Ka denoncime mbi intimidimin e votuesve në Peshkopi dhe Tiranë.

Denoncime në lidhje me postimet me përmbajtje elektroale në rrjetet sociale dhe e fundit lidhet me denoncimin për votime familjare në disa qendra votimi apo bashki.

Për sa i përket procesit të identifikimit, dhe pjesëmarrjes, janë 998 mijë e 633 votues të cilët janë identifikuar nëpërmjet pajisjes elektronike të votimit. Nga këto, janë 93.86% e votuesve që u është marrë shenja e gishtit, pjesa tjetër janë identifikuar vetëm përmes leximit të kartës.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›