E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gara mes Benet Becit dhe Bardh Spahisë, nis procesi i votimit në qytetin e Shkodrës

Në qytetin e Shkodrës ka nisur procesi i votimit për kreun e kësaj bashkie ku garojnë Benet Beci i Partisë Socialiste dhe Bardh Spahia i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Sa i takon bazës materiale ka nisur puna që në ditën e djeshme. Baza materiale është shpërndarë në zonat e largëta siç është ajo e Dukagjinit dhe më drejt njësive të tjera administrative dhe të qytetit”, raporton nga qyteti i Shkodrës gazetarja e RTSH-së, Merisa Gjoni.

Sipas gazetares Gjoni, e gjithë baza materiale ka mbërritur në 247 qendrat e votimit të bashkive të qarkut të Shkodrës.

Në rang qarku, të drejtën për të votuar e kanë 275 mijë votues të ndarë në 408 qendra votimi në të gjithë qarkun.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›