E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet lokale PD-PS, gati emrat per njësite e Tiranës

TIRANE-Partitë e mëdha PS dhe PD, pas përcaktimit të kandidatëve kryesorë për Bashkinë e Tiranës, kanë bërë gati edhe listat me kandidatët për kryetarë të 11 njësive bashkiake ne kuader te zgjedhjeve lokale, me 8 Maj. E perditshmja. “Gazeta Shqiptare” ka zbardhur emrat e kandidatëve që do të konkurrojnë, për të nxjerrë më pas kandidatët e të dy krahëve për zgjedhjet e 8 majit. Për secilën prej njësive mësohet se ka pasur alternativa të ndryshme, por ndërsa PS-ja ende nuk ka vendosur në shumë prej tyre nga një emër, PD duket i ka dhënë drejtim punës duke u lënë aleatëve një pjesë të mirë të njësive.
Në disa prej tyre, mësohet se do të rikandidojnë kryetarët aktualë.

E perditshmja "Gazeta Shqiptare" publikon sot listat e me kandidatet per se cilen parti, mes te cileve parashikohet nje gare e ashper. Mes detajesh e perdithsmja thekson thekson se psh, tek Njësia nr. 7, diskutohet edhe emri i kryepolicit, Krenar Ahmeti.

 (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›