Pranga Alban Rexhës edhe ish-të dashurit të Ingridit, Enea Gega
TIRANE-Ata janë të njohur, jo vetëm si djem ekranesh por edhe si persona që vazhdojnë të kenë probleme me policinë. E perditshmja "Gazeta Shqiptare" ben te ditur ne numrin e sotem se gjate festimit te ditelindjes se 34 ish-kafazierit te show-t "Kafazi i Arte", Alban Rexha, një krismë armë e ardhur nga dera e një lokali të njohur në zonën e ish-Bllokut, ka vënë në lëvizje blutë e "natës" së komisariatit nr.2. Nga aty është qëlluar në ajër se Alban Rexha kishte mbushur 34 vjeç ditën e djeshme.
Rexha se bashku me Enea Gegen, ish-i dashuri i Ingrid Gjonit, nuk kanë reshtur për orë të tëra të betohen që arma e sekuestruar nga efektivët e Komisariatit nr.2 nuk ishte e tyre.
Gjithsesi ngjarja e djeshme, ndonëse nuk ka përmasat e atij incidenti të fundvitit 2009, është zhvilluar thuajse në të njëjtët komponentë. E perditshmja pervec detajeve per ngjarjen e fundit ne bllok sjell dhe "aventurat" e djemve qe me shume se njehere i ka perballur me policine.
(d.b/BalkanWeb)