E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia austriake arreston nje ish gjeneral te ushtrise se Bosnjes

Policia austriake ka arrestuar nje ish gjeneral te ushtrise se Bosnjes ne baze te nje urdher arresti te leshuar nga Serbia e cila kerkon qe ai te perballet me akuzat per krimet qe lidhen me konfliktin e viteve 1990.

Ministri i brendshem i Austrise konfirmoi se Jovan Divjak u arrestua mbreme ne Viene pasi mberriti nga kryeqyteti i Bosnje-Hercegovines Sarajeve.

Serbia kerkon ekstradimin e tij. Gjenerali ne pension ka lindur serb por dezertoi nga ushtria serbe dhe kaloi ne ushtrine e boshnjakeve myslimane ne fillim te konfliktit mes dy vendeve. Zyrtaret thone se ai kerkohet ne lidhje me nje sulm kunder nje autokolone ushtarake te Jugosllavise ne Sarajeve.

Qe nga dalja ne pension nga sherbimi ushtarak Divjak ka ndihmuar jetime te luftes te marrin bursa studimi permes nje organizate jo-qeveritare te cilen e drejton ai. Qindra boshnjake u mblodhen sot ne Sarajeve per te protestuar kunder arrestimit te tij perfshire disa nga ata qe pretendojne se kane perfituar nga veprat e tij bamirese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›