E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri, nis zbatimi i vendimit të byrosë për tre deputetët e PS-së

Duke nisur nga sot nis zbatimi i vendimit të Byrosë së Kuvendit që nuk lejon pjesëmarrjen në komisionet dhe seancat plenare për 15 ditë me radhë të deputetëve socialistë Paulin Stërkaj, Armando Prenga dhe Saimir Tahiri.
 

Në 11 shkurt Byroja e Kuvendit, e drejtuar nga kryetarja Jozefina Topalli, u mblodh pas seancës parlamentare ku u shënuan debate që degjeneruan në konfrontime fizike, duke dënuar tre deputetët socialistë.
 

Byroja u mblodh me kërkesën e 7 deputetëve të PD-së, të cilët kërkuan përjashtimin nga seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve të deputetëve Paulin Stërkaj, Saimir Tahiri, Armando Prenga, Dashamir Peza dhe Taulant Balla. Por ndryshe nga kërkesa e deputetëve të PD-së, Balla e Peza nuk u dënuan.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›