Imuniteti i Metës e Priftit, sot shqyrtohet kërkesa

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të fillojë shqyrtimin e kërkesës se Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit për deputetët Ilir Meta dhe Dritan Prifti lidhur me hetimet për videon e publikuar pak kohë më parë në media.
Prokuroria i nisi kërkesën Kuvendit të Shqipërisë ditën premte, pas kthimit të përgjigjes së ekspertizës amerikane për video-regjistrimin e depozituar nga Dritan Prifti ku filmohej ai dhe ish ministrit Meta.
Mbështetur mbi akt-ekspertimin organi qëndror i akuzës i kërkon Kuvendit heqjen i imunitetit të Ilir Metës me argumentin se ka të dhëna të mjaftueshme për korrupsion aktiv.
Ndërsa në kërkesën për heqjen e imunitetit për Dritan Priftin thuhet se ai ka konsumuar veprën penale të korrupsionit pasiv.