E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet lokale në Ballagat, fiton kandidati i PD-së

Gara elektorale për kreun e komunës Ballagat u zhvillua e qetë dhe pa probleme në tetë qendrat e votimit, ndërsa në votime morën pjesë rreth 1460 zgjedhës nga 2600 votues të regjistruar në listat zgjedhore.
    
Zgjedhjet e pjesshme lokale në komunën Ballagat u zhvilluan pas shkarkimit për abuzime me detyrën të ish-kryekomunarit Fatos Sharka.
      
Komuna Ballagat është një nga komunat më të mëdha të rrethit të Lushnjes, me rreth 3600 banorë të shpërndarë në 8 fshatra. Qendra e komunës ndodhet 10 km në juglindje të qytetit të Lushnjes. Ajo ka nën administrim një territor me sipërfaqe rreth 1800 ha , ku dominojnë toka arë dhe blloqe me frutikulturë. Komuna është e pasur me rezervuare natyrore.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›