E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, plazhet publike në shërbim të mijëra pushuesve

Policia  bashkiake ka realizuar paraditen e sotme  një inspektim të Plazheve publike  pranë  shëtitores “Hasan Tahsini” dhe në Plazhin e Ri të Sarandës,  ku ofrohen për pushuesit  shezlongë e çadra.
     
Mjaft prej pushuesve, vendas dhe të huaj, u shprehën se gjejnë edhe sektorë të lirë nga çadrat e shezlongët në plazhe duke mos u detyruar të paguajnë në shumë plazhet private.      
“Kujdesi për të mos lejuar shfaqjen e spekulimeve në administrimin e plazheve publikë, është i përditshëm”, shprehet shefi i policisë bashkiake, Remzi Bani. Përveç kësaj, ai thotë se në bashkëpunim me sipërmarrësit e një pjese të sipërfaqes së plazheve, është arritur që të jepet më shumë siguri për frekuentuesit e tyre.
     
Në secilin prej këtyre  plazheve brenda qytetit ka mjete private të shpëtimit. Përveç këtyre, shefi i policisë bashkiake, tha se, në këto plazhe janë vendosur breza me tapa peshkimi si kufij vizivë, që shërbejnë për orientimin e njerëzve në plazhe dhe ndihmojnë që ata të mos largohen pa u kuptuar nga bregu. 

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›