Zgjedhjet lokale në Itali, fiton koalicioni i qendrës së majtë
ROME - Koalicioni i qendrës së majtë në Itali ka fituar zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Romës dhe në një serë qytetesh të tjera, duke i dhënë kështu një mbështetje të fuqishme kryeministrit Enriko Leta, i cili përpiqet të kontrollojë një koalicion të vështirë qeverisës me rivalet tradicionalë të së djathtës.
Kandidati i qendrës së majtë, Ignazio Marino, ka fituar 63 % të votave në raundin e dyte të zgjedhjeve që u mbajt të dielën dhe të hënën, duke mundur kryetarin aktual të Bashkisë, Gianni Alemanno. Me rreth 6 milionë italianë me të drejtë vote, këto zgjedhje ishin testi i parë i rëndësishëm për qeverinë Leta, të krijuar në muajin prill.
E ndërsa rezultati është një lajm i mirë për kryeministrin Leta, përbën një dështim për qendrën e djathtë italiane dhe mund të dobësojë disa prej ushtarëve të Berluskonit që po nxisin kreun e qeverisë të bëjë shkurtime më agresive taksash.
Ndërkaq, zhgënjimi popullor ndaj politikës italiane ishte evident edhe në këto zgjedhje, pas rënies dramatike të pjesëmarrjes në votimin në Romë, me vetëm 45% nga 63 %-shi i zgjedhjeve të kaluara lokale. Pjesëmarrja e ulët reflekton zhgënjimin e italianëve ndaj korrupsionit, problemit të plehrave dhe keqmenaxhimit në nivel kombëtar dhe lokal.
(er.nu/news24/BalkanWeb)